Lajme

Foshnjës i injektohet gabimisht vaksina anti-covid

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 24 September 2021

Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Ege, Prof. Dr. Zafer Kurugöl ka shkaktuar një debat dhe një reagim të fortë në Turqi.

Në një program televiz Kurugol u shpreh se një foshnje 1 muajshe i është injektuar gabimisht vaksina anti-covid, Pfizer në vend të vaksinës së Hepatitit –B.

Ky gabim është bërë vetëm njëherë dhe familja e foshnjes ishte informuar për situatën.

-Advertisement-

Por si ndodhi ngjarja sipas mediave turke?

Të enjten më 1 korrik familja e dërgoi foshnjën e tyre 1 muajshe tek mjeku i familjes për vaksinën e ditës së 30 ( vaksina e Hepatitit) në përputhje me orarin e vaksinimit të të porsalindurve të përgatitur nga mjeku i familjes.

Pas vaksinimit nëna dhe foshnja u kthyen në shtëpi ndërsa babai shkoi në punë.

Pas 2-3 orësh ekipet që erdhën në shtëpi ku jetonte familja thanë se foshnjes i është dhënë gabimisht vaksina anti-covid në vend të vaksinës së hepatitit dhe se foshnja duhet të dërgohet urgjentisht në spital.

Foshnja u dërgua në Shërbimin e Urgjencës Pediatrike të Spitalit Universitar Ege, më pas në departamentin e infeksionit pediatrik të Spitalit Universitar Ege, ku u ndoq për 1 javë.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Shëndetësisë turke për pretendimin e Kurugol thuhet se ministria ka një sistem të fortë dhe të sigurtë të gjurmimit ë vaksinave, në deklaratë thuhej:

“I gjithë procesi, nga dalja nga magazina e Ministrisë tek aplikimi tek personi përkatës, ndiqet në mënyrë dixhitale me barkod. Një hetim i ri është nisur nga Ministria jonë, pas deklaratave të anëtarit të fakultetit”.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Izmirit ka filluar një hetim kundër personave përgjegjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera