Lajme

Foshnja u dërgua e vdekur në Spital – deklarohen nga Prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 19 June 2023

Prokuroria Themelore në Pejë tashmë ka nisur hetimet mbi foshnjën, e cila të dielën u dërgua e vdekur në Spital.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi teksa shtoi se trupi është dërguar në IHML.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtine për t’i kuptuar shkaqet vdekjes”, tha ai për Insajderi.
Policia ka thënë se rastin po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, rreth orës 08:30 një foshnje është dërguar e vdekur në Spitalin e Pejës.

Sipas Policisë, foshnja ishte dërguar fillimisht për kontroll mjekësor, ndërsa mjeku kujdestar aty kishte konfirmuar se foshnja kishte arritur në spital pa shenja jete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera