Sport

Formula 1/ “Tërhiqem në fund të sezonit”, katër herë kampioni i botës merr vendimin final

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 28 July 2022

Sezoni aktual është i fundit në karrierë për Sebastian Vettel. Piloti gjerman fitoi katër tituj botërorë radhazi (2010, 2011, 2012, 2013) me skuderinë RedBull. 35-vjeçari, pjesë e Aston Martin-Mercedes, renditet në vendin e 14-të në renditjen e këtij sezoni. Sot ka bërë postimin e parë në rrjetin social Instagram.

“Kam pasur privilegjin të punoj me shumë njerëz të mrekullueshëm në Formula 1 gjatë 15 viteve të fundit. Janë të shumtë ata që duhen përmendur dhe falënderuar. Në dy vitet e fundit unë kam qenë një pilot i Aston Martin dhe, megjithëse rezultatet nuk kanë qenë aq të mira sa pritej, është e qartë për mua se si gjithçka po bashkohet në mënyrë që skuadra të ketë atë që duhet për të konkurruar në nivele të larta në vitet e ardhshme.

Të gjithë janë ambiciozë, të aftë, me përvojë, të përkushtuar dhe u uroj atyre gjithë të mirat. Shpresoj që puna e bërë vitin e kaluar dhe kjo aktualja do të ndihmojë në zhvillimin e një ekipi që do të jetë i suksesshëm në të ardhmen. Do të punoj sa më shumë deri në fund të sezonit me këtë synim, duke dhënë më të mirën time në dhjetë garat e fundit, si gjithmonë.

-Advertisement-

Vendimi për t’u tërhequr ishte i vështirë për t’u marrë, kalova shumë kohë duke u menduar. Në fund të vitit dua të marrë kohë për të reflektuar në lidhje me atë që do të bëj në vazhdim. E kam të qartë se si baba që jam duhet të kaloj më shumë kohë me familjen time”, deklaroi piloti gjerman, i cili garoi edhe me Ferrarin në vitet 2015-2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera