Formohet Shoqata e Grave brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 04 September 2018
Brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës është formuar Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kryetare e kësaj shoqate është zgjedhur Zyrafete Imeraj, shkruan gazeta inFokus.
Në komunikatën e SHKK-së thuhet se qëllimi i kësaj shoqate është fuqizimi i pozitës se gruas dhe promovimi i barazisë gjinore.
“Sot nga Grupi punues në Shërbimin Korrektues të Kosovës , u formua Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila për qëllim dhe mision ka fuqizimin e rolit dhe pozitës së Gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës, promovimin e barazisë gjinore, zhvillimin profesional dhe promovimin ndërkombetar të Grave të këtij Shërbimi.”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.
Gjatë kësaj ceremonie të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi si dhe Zëvendës Shefi i Misionit te EULEX-it, Bernd Thran, Igballe Rugova Drejtoreshë ekzekutive, Rrjeti i Grave të Kosovës, Lina Andeer , Këshilltare për barazi gjinore në EULEX , Faith –Lihic Annette, Këshilltare kryesore poltike/Koordinatore ekzekutive PSBE, si dhe Alban Muriqi, menaxher I Projektit nga QKRMT.
Kryetarja dhe nënkryetarja e kësaj shoqate janë zgjedhur me vota të fshehta.
“Pas një votimi të fshehtë dhe të sigurt me shumicë votash, Kryetare e kësaj shoqate është zgjedhur, Zyrafete Imeraj, nënkryetare. Leonora Sahit si dhe sekretare, Shpresa Murati”, thuhet në komunikatë./inFokus
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...