Formohet Komiteti për gripin sezonal pasi ndërruan jetë 10 persona
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 25 February 2019
Gjendja epidemike është konstatimi i parë i Komitetit për Gripin Sezonal të formuar sot nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Poashtu ky komitet ka konstatuar 4 raste të vdekjes më gripin e derrit dhe 6 raste të vdekjes nga gripi me influencën e tipit A.
Në mbledhjen e parë të Komitetit u konstatua se, nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI ( infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut), thuhet në njoftim.
Ja njoftimi i plotë:
Formohet Komiteti për Gripin Sezonal
Është formuar Komiteti në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili do të përcjellë gjendjen epidemiologjike me gripin sezonal.
Komitetin e përbëjnë: Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, Prof. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, dr. Drita Telaku- Qosaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë dhe dr.Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë. Komiteti do të përcjellë situatën në baza ditore.
Në mbledhjen e parë të Komitetit u konstatua se, nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë rapotuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI ( infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut).
Deri tani, janë raportuar 3 mijë e 116 raste me grip sezonal, 285 raste me infeksion akut, dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut.
U konstatua se ka 4 raste të verifikuara të vdekjeve me AHN1 dhe 6 raste me influencen e gripi A.
Për përfaqëesuesit e medieve të interesuara, anëtarët e Komitetit do të përaqiten në konferencë për medie në ora 12:30, salla e drejtorisë – SHSKUK.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kontatojnë se:
Kemi të bëjmë me epidemi të gripi sezonal
Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universistar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë teritorin e Republikës së Kosovës, duke rithesukuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknkologjisë e rekomandojmë që të gjitha institucionet parashkolloree, fillore dhe të mesme ( publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit ( temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.
Të tjera
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...