Lajme

Formimi i Qeverisë, Haradinaj flet me ambasadorin britanik

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 14 June 2017

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin britanik Ruairi O’Connell.

Haradinaj thotë se gjatë takimit me të, ai e ka siguruar ambasadorin se do të angazhohet për ta formuar Qeverinë dhe për adresimin e çështjeve që, sipas tij, kërkojnë zgjidhje urgjente.

Postimi i plotë i Haradinajt:

-Advertisement-

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.

I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera