Sport

Formacioni ndaj Partizanit në Beograd, Skënderbeu me ekip sulmues

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 31 October 2017

Pritet që të enjten skuadra shqiptare të rreshtohet me skemën 4-3-3.

Skënderbeu nuk do të rreshtohet me forca të shumta në mbrojtje, por do të guxojë në transfertën ndaj Partizanit të Beogradit. Të paktën, këtë ka treguar me provën që ka bërë me formacionin trajneri Ilir Daja.

Pritet që të enjten skuadra të rreshtohet me skemën 4-3-3. Dilema e vetme është nëse do të luajë Tefik Osmani apo Bajram Jashanica në qendër të mbrojtjes. Në seancën e djeshme është provuar korçari, për të formuar dyshen me Marko Radasin.

-Advertisement-

Në portë do të jetë Shehi, ndërsa Mici dhe Vangjeli do të plotësojnë mbrojtjen nga krahët. Në mesin e fushës treshja Lilaj, Muzaka dhe Taku duket e palëvizshme. Më të avancuar do të jenë Xhejms dhe Gavazaj, për të mbështetur Ali Soue, përcjell “Panorama Sport”.

Pritet që sot ose maksimumi nesër të konfirmohet gjendja e Jashanicës, i cili nga Daja konsiderohet lojtar formacioni. Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin është edhe gjendja optimale e Osmanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera