Formacioni më i dobët i Premier League, United e Arsenal “bëjnë ligjin”!
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 14 May 2019
Manchester City kampion, Liverpool i dyti, elozhe pa fund për dy ekipe që bënë histori këtë sezon, duke shkuar pranë kuotës 100 pikë në Premier League.
Megjithatë, në hijen e dy klubeve më të mirë të sezonit qëndrojnë shumë klube dhe yje që nuk i përmbushën pritshmëritë.
SPORT BILD, duke qenë neutral dhe jashtë futbollit anglez, ka përpiluar formacionin më të dobët të sezonit në Premier League, ku nuk ka kursyer as “miqtë” e vet, Max Meyer, Andre Schürrle e Shkodran Mustafi, futbollistë të formuar në Bundesligë dhe pjesë e kombëtares gjermane.
Portieri më i dobët i sezonit është përzgjedhur David de Gea, një dështim total, ashtu si Manchester United.
Në mbrojtje janë përzgjedhur veterani i Chelseat Gary Cahill, Shkodran Mustafi, tashmë armik për tifozët e Arsenalit dhe Caglar Söyüncü, zhgënjyes te Leicester.
Në mesfushë janë përzgjedhur Max Meyer (Crystal Palace), një futbollist që premtonte shumë pas largimit nga Schalke, por nuk u ambientua në Angli. Fred i Manchester United e meriton plotësisht vendin në formacionin e dështimeve, pasi ishte blerja më e shtrenjtë e sezonit dhe nuk u duk fare.
Natyrisht, nuk mund të mos përzgjidhet Paul Pogba, kampioni i botës që te United më shumë po krijon probleme, sesa lojë e gola. Diskutim thuajse identik edhe për Mesut Özil, i cili që pas Kupës së Botës duket se ka marrë fund si futbollist.
Sezon i dështuar edhe për Andre Schürrle, i cili me Fulhamin nuk bëri asgjë. Zhgënjyes edhe kampioni i botës Olivier Giroud, i cili nuk u kthye dot në pikë referimi te Chelsea, edhe pse Morata e më pas Higuain u paraqitën shumë dobët. Në fund, supërdështimi i sezonit: Alexis Sanchez, futbollist me një pagë të frikshme, por që te Manchester United dukej si një pensionist që ecte në fushë.
Të tjera
-
Trump arrin 232 vota elektorale nga 270 që i duhen, afrohet Harris me 216
Donald Trump kryeson me 232 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpal...
-
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell . Mëng...
-
Kamala Harris fiton New Yorkun, Donald Trump Dakotën e Veriut dhe të Jugut
Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump ka fituar Dakotën...
-
Trump në rrugë për t’i marrë 40 votat elektorale të Texasit
Në shtetin e dytë që ka më së shumti vota elektorale, Texaspo prin republikan...
-
Votë për votë: Këtu mund ta ndiqni rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë në kohë reale
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon numërimi i votave. Deri më t...
-
Projeksioni i CNN: Trump fiton në Florida, Oklahoma, kurse Harris në Distriktin e Kolumbisë e Massachusetts
CNN ka nxjerrë projeksionit për disa shtete ku sipas tyre mund të fitojë Kama...
-
Trump po prin në garën për President, aktualisht ka 95 vota elektorale, Harris 35
Numërimi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po v...
-
Për të fituar duhen 270 vota të Kolegjit Elektoral, Trump aktualisht kryeson 23 me 3 ndaj Harris
Tashmë ka nisur numërimi i votave në disa shtete në zgjedhjet presidenciale a...
-
Donald Trump kryeson në Florida ndaj Kamala Harris me rreth 60% të votave të numëruara
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ku ...
-
Nis numërimi i votave, Donald Trump në epërsi ndaj Kamala Harris
Ka nisur numërimi i votave në dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...
-
Sondazhi fillestar i CNN: Më shumë votues kanë pikëpamje pozitive për Harris sesa për Trump
Afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për zëvendëspresidenten ...
-
Exit Poll i CNN: Votuesit e Harris më konfidentë se mbështetësit e Trump për zgjedhjet
Votuesit e Harris janë më të sigurt se mbështetësit e Trump se zgjedhjet po z...