Sport

Formacioni i javës në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 02 October 2017

Ka përfunduar xhiro e shtatë e Serie A në futboll, ku kemi pasur disa rezultate mjaft interesante.

Napoli vazhdoi me fitoren e shtatë në shtatë ndeshjet e para, ndërsa Juventus u ndal për herë të parë këtë sezon, duke barazuar 2:2 me Atalantan.

Milan pësoi edhe humbjen e dytë më radhë, kësaj radhe në derbi nga Roma, ndërsa Inter dhe Lazio vazhduan me fitore.

Në këtë formacion nga dy lojtarë i kanë Napoli, Bologna dhe Lazio, ndërsa nga një lojtarë kanë edhe Inter, Chievo, Udinese, Roma dhe Atalanta.

-Advertisement-

Befasi është se në këtë formacion të Footbal Italia nuk është portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili në minutën e 84’ndali penalltinë e Dybalas, kur rezultati ishte 2:2.

Formacioni: Antonio Mirante (Bologna), Kalidou Koulibaly (Napoli), Stefan de Vrij (Lazio), Mattia Caldara (Atalanta), Lucas Castro (Chievo), Luis Alberto (Lazio), Alessandro Florenzi (Roma), Dries Martens (Napoli), Maxi Lopez (Udinese) dhe Rodrigo Palacio (Bologna)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera