Formacioni i Shqipërisë kundër Skocisë
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 17 November 2018
Eros Grezda pritet të jetë titullar sonte në “Loro Boriçi” ndaj Skocisë.
Pikëpyetja më e madhe për këtë takim, ishte mbi Eros Grezdën, i cili gjatë të gjithë javës është stërvitur veçmas skuadrës, e vetëm në orët e fundit iu bashkua asaj dhe duket se tani është gati.
Mësohet se Grezda, me shumë mundësi do të jetë titullar në këtë ndeshje, për të mbështetur Bekim Balajn më të avancuar në sulm, së bashku me Uzunin.
Për sa i përket reparteve të tjera, Thomas Strakosha do të jetë në portë; Berat Gjimshiti e Mërgim Mavraj në qendër të mbrojtjes, në krahun e majtë do të jetë Binaku, ndërsa në të djathtin, Veseli duket se do të zëvendësojë Hysajn e s’kualifikuar.
Reparti i mesfushës, me siguri do të përbëhet nga Xhaka, Kaçe që merr vendin e Bashës, edhe ky i s’kualifikuar, si dhe Memushaj.
Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Skocisë do të luhet në orën 20:45 dhe është vendimtare për Shqipërinë, që rrezikon jo pak të zbresë në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja duhet që të fitojë 4-0 ndaj Skocisë dhe të shpresojë në një fitore minimale të kësaj të fundit me Izraelin, për të siguruar vendin e parë në grup dhe të kualifikohet për në “Final Four” të Ligës C.
Të tjera
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...