Sport

Formacioni i frikshëm i Atleticos me Costan

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 22 September 2017

Atletico Madrid do ta ketë një super skuadër nga janari

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nga janari do të ketë në dispozicion edhe dy yje të tjerë. Fjala është për Diego Costan dhe Vitolon.

Të dy lojtarët janë pjesë e Atletico Madridit, por nuk do të kenë të drejtë të luajnë për këtë skuadër deri në janar, pasi skuadra madrilene e ka të ndaluar transferimin e lojtarëve deri në janar të vitit 2018 për shkak të dënimit që ka marr nga UEFA, për disa parregullsi në transferimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Atletico e ka blerë Vitolon nga Sevilla, por e ka huazuar në Las Palmas deri në janar të viti 2018. Kurse, klubi nga ‘Vicente Calderon’, të enjten, e ka transferuar Diego Costan nga Chelsea. Spanjolli deri në janar vetëm do të stërvitet me skuadrën madrilene. /Express/

-Advertisement-

Marca ka parashikuar se si do të duket formacioni i Atletico Madridi me Costan dhe Vitolon

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera