Sport

Formacioni anti-Izrael

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 07 September 2018

Shqipëria do të ndeshet sot me Izraelin Shqipëria do të ndeshjet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, në atë që do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Nations League.

Trajneri Panucci, i cili është në dyshim pas rezultateve zhgënjyese të marrë nga kombëtarja në takimet e fundit, ka befasuar në përzgjedhjen e formacionit titullar, pjesë e së cilit nuk do të jetë kapiteni Ansi Agolli.

Formacioni që do të zbresë në fushë kundër Izraelit: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri. Një zgjedhje surprizë kjo, duke parë se në konferencën e djeshme Agolli ka qenë në krah të trajnerit Panucci dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar kombëtaren në çdo moment.

-Advertisement-

Vetë trajneri tha dje se do t’i besonte eksperiencës, ndërsa tani ka vendosur të aktivizojë 23-vjeçarin Binaku në vend të tij. Ndoshta, mund të ketë qenë një lëvizje mashtruese e italiani për të çorientuar kundërshtarin para ndeshje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera