Sport

Formacionet zyrtare: Shakhtar Donetsk – Inter

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 28 September 2021

Interi është mysafir i Shakhtar Donetskit në duelin e vlefshëm për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zikaltërit’ kërkojnë pikët e para në Grupin D, pasi takimin e parë e humben nga Real Madridi me rezultat 1-0.

Në anën tjetër edhe ekipi ukrainas kërkon triumfin e parë, pasi pësoi disfatë nga Sheriff Tiraspol dy javë me parë me shifrat 2-0.

-Advertisement-

Kjo ndeshje fillon nga ora 18:45 dhe zhvillohet në ‘NSC Olimpiyskiy Stadium’ në Kiev.

Tashmë gjithçka është gati për këtë takim dhe të dy të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij ballafaqimi, i cili do të transmetohet në platformën Artmotion, përkatësisht në kanalin Art Sport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera