Sport

Formacionet zyrtare: Drita – Besa

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 28 February 2021

Drita dhe Besa do të ballafaqohen sot në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kampionët aktual hynë në këtë takim vetëm për fitore, pas dy humbjeve rresht nga Trepça’ 89 dhe Prishtina, kurse pejanët futen në këtë sfidë pas disfatës nga Arbëria.

Kjo do të jetë hera e tretë që këto dy skuadra do të përballen në këtë edicion. Në dy ndeshjet e zhvilluara në stinorin vjeshtor gjilanasit kanë triumfuar dy herë.

-Advertisement-

Me rezultat 1-4 kishte përfunduar dueli i parë i luajtur në Pejë, kurse me shifrat 3-1 ishte mbyllur ballafaqimi i zhvilluar në Gjilan.

Para këtij takimi Drita renditet e treta me 44 pikë, aq sa ka edhe Prishtina që pozicionohet e dyta, ndërsa Besa e Pejës gjendet e fundit me vetëm 7 pikë të arkëtuara.

Kjo sfidë nisë nga ora 13:00, zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Artmotion.

Tashmë gjithçka është gati për këtë përballje dhe të dy skuadrat i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj ndeshje, ku favorit absolut është ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu.

Drita: Maloku, Ajzeraj, Limani, Cuculi, Blakqori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha.

Besa: Kolaj, Ajdini, Rajovic, Halili, Maliqi, Salihu, Sheqerolli, Brruti, Syla, Qorri, Tahiri.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati nga ky duel./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera