Sport

Formacionet zyrtare: Drenica – Dukagjini

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 24 October 2021

Drenica dhe Dukagjini takohen sot në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Ky ballafaqim fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon e luajtur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, kishte përfunduar me rezultat 2-1 në favor të Drenicës.

-Advertisement-

Tashmë gjithçka është gati për këtë ballafaqim dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj sfide, e cila pritet të jetë mjaft interesante.

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Abazi, Lushtaku, Gashi, Denisson, Veliqi, Zabërgja.

Dukagjini:  Haxhihamza, Merlaku, Shala, Basriu, Syla, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Dallku, Chibueze, Jashanica.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndyshim rezultati nga kjo përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera