Sport

Formacionet e mundshme të derbit Chelsea – Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 03 November 2017

Chelsea dhe Manchester United do të takohen të dielën në ‘Stamford Bridge’.
Më 5 nëntor, ditë e diel në stadiumin ‘Stamford Bridge’, kampionët e Premierligës presin Manchester Unitedin e Jose Mourinhos, për të zhvilluer ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Premierligës.

Skuadra e Jose Mourinhos, ndeshjen e fundit që e zhvilloi në udhëtim te Huddersfield Town e ka humbur 2:1, dhe do të kërkojë të evitojë një disfatë tjetër, që e lë edhe më mbrapa liderëve të Manchester Cityt.

Nëse humbja nuk i bën favore Manchester Unitedit, pos fitores asnjë rezultat tjetër nuk do të mirëpritej nga Chelsea, që renditet në vendin e katër në Premierligë me 19 pikë.

-Advertisement-

Në këtë sfidë, Chelsea nuk hynë me formë të mirë pas asaj humbje të turpshme në udhëtim te Roma në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme të sfidës mes Chelsea dhe Manchester United, i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/

Chelsea: Courtois; Cahill, Azpilicueta, Luiz; Zappacosta, Alonso, Bakayoko, Fabregas, Hazard, Pedro; Morata.

Manchester United: De Gea; Valencia, Jones, Bailly, Blind; Matic, Herrera, Mkhitaryan, Lingard; Rashford, Lukaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera