Sport

Formacionet: Arsenal – Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 22 December 2017

Liverpooli dhe Arsenali do të përballen në ndeshjen e tyre të fundit para Krishtlindjes, gjersa gara për top katërshe në Premier Ligë vazhdon të nxehet.
Skuadra e Jurgen Klopp është në vendin e katërt në tabelë momentalisht – me 18 pikë më pak se Manchester City që është i pari, ndërsa Arsenali është në vendin e pestë me vetëm një pikë më pak se Liverpooli.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në Londër në “Emirates Stadium”, duke filluar nga ora 20:45, në kuadër të javës së 19-të të ligës angleze, transmeton Express.

Arsenali do të jetë pa Oliver Giroud, Aaron Ramsey dhe Santi Cazorlan. Ndërkohë, Shkodran Mustafi është i gatshëm pas një lëndimi.

-Advertisement-

Në anën tjetër, për Liverpoolin do të mungojnë Alberto Moreno dhe Nathaniel Clyne, me Daniel Sturridge dhe Joel Matip, që janë në dyshim për këtë ndeshje. /Express/

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Arsenal: Cech; Mustafi, Koscielny, Monreal; Bellerin, Xhaka, Wilshere, Kolasinac; Ozil, Sanchez, Lacazette.

Liverpool: Mignolet; Gomez, Lovren, Klavan, Milner; Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Coutinho, Mane.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera