Auto&Tech

Ford është duke ndërtuar një seli gjigante, vetëm për sistemin e makinave autonome (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 26 July 2018

Me projektet e reja dhe avancimet teknologjike, Ford po dëshiron të jetë lider në sistemin autonom të automobilizmit

Selia e veçantë Ford Autonomus Vehicles LLC që do të ndërtohet në Detroit të Shteteve të Bashkuara, do t’i japë mundësi kompanisë Ford që të bëjë më shumë në sistemin e vetë-vozitjes, transmeton Telegrafi.

Kjo njësi e rëndësishme, do të bëjë bashkë “integrimin e sistemit autonom, hulumtimin e makinave vetë-vozitëse dhe avancimin e kësaj teknologjie, zhvillimin e transportit që ofron shërbime në rrjet, përvojën e shfrytëzuesve, strategjinë e biznesit dhe strategjinë e zhvillimit ekipor”.

-Advertisement-

Njësia do të ndërtohet në mënyrë, që të ketë mundësi që të merr investime edhe nga palët e treta. Për momentin, Ford planifikon të investojë katër miliardë dollarë në EV deri në vitin 2023.

“Kemi bërë përparim shumë të madh, në tërë zinxhirin e makinave autonome – prej zhvillimit të teknologjisë, biznesit deri te përmirësimi i nevojave të shfrytëzuesve” ka thënë Jim Hacket që është zyrtar i lartë në Ford. Sipas tij, ka ardhur koha q të jetë një ekip i veçantë që merr ide, informacione, statistika dhe shumë të dhëna tjera, që të avancohet platforma e makinave autonome.

Vendimi i Ford që të largojë nga prodhimi disa modele, është bërë edhe për shkakun që të investohet sa më shumë në këtë sistem, që konsiderohet të jetë e ardhmja e automobilizmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera