Lajme

Forcohet Njësia Speciale e Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 19 December 2018

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se vitin e ardhshëm do të rritet numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Edhe pse tha se kurohet kosto shtesë për blerjen e pajisjeve, drejtori shpreson të marrë mbështetjen për këtë kërkesë.

Qalaj në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, duke raportuar punën pas marrjes së mandatit tha se ka kërkuar auditim të brendshëm në fushën e financave, prokurimit dhe logjistikës.

“Kemi bërë rritjen e kapaciteteve të reagimit të shpejtë, kemi rritë kapacitetet e Njësive Speciale dhe intervenuese dhe kemi konstatuar se numri aktual është i pamjaftueshëm për të kryer një operacion kur është e nevojshme dhe kemi situata të paparashikuara kjo kushton si në pajisje dhe vetura, por kjo nevojitet dhe besoj se do të i kemi deri në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Qelaj./Gazeta inFokus./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera