Lajme

Forcat ruse tërhiqen derisa Ukraina merr qytetet kryesore

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 10 September 2022

Forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kyçe lindore, pasi një kundërsulm i shpejtë ukrainas ka sjell fitore të mëtejshme.

Zyrtarët ukrainas thanë se trupat hynë në Kupiansk, një qendër jetike lindore e furnizimit për forcat ruse, të shtunën.

Forcat speciale postuan foto në rrjetet sociale, të cilat sipas tyre tregonin oficerët e tyre në qytet.

-Advertisement-

Ministria ruse e Mbrojtjes i tha medias shtetërore se trupat e saj janë tërhequr nga qyteti i afërt i Izyum për t’i lejuar ata “të rigrupohen”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministria konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklyia, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk.

“Një operacion tre-ditor u krye për tërheqjen dhe transferimin e organizuar të grupit të trupave Izyum-Balakliya në territorin e Republikës Popullore të Donetsk”, thuhet në deklaratë.

“Për të parandaluar dëmtimin e trupave ruse, armikut iu shkaktua një humbje e fuqishme nga zjarri”.

Përparimet e Ukrainës – nëse mbahen – do të ishin më të rëndësishmet që kur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në prill.

Ato do të përdoren si një shenjë se ushtria e Ukrainës mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, ndërkohë që vendi vazhdon të kërkojë mbështetje ushtarake nga Perëndimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera