Forcat ruse po rrisin përpjekjet për sulm drejt Kievit
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 12 March 2022
Kievi ka nisur 12 marsin me raportimet për luftime në pjesën veriperëndimore, teksa Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se forcat tokësore ruse tani janë 25 kilometra larg qendrës së kryeqytetit ukrainas.
Tanket dhe artileria kanë nisur sulmet në zonat tashmë të rrethuara.
Sirenat janë dërguar në disa qytete të Ukrainës në orët e para të 12 marsit, bashkë me thirrjet që njerëzit të gjejnë streha të sigurta, sipas mediave lokale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina “veçse ka arritur në një pikë kthese strategjike”.
”Është e pamundshme të themi edhe sa ditë na kanë mbetur për të çliruar tokën ukrainase. Mirëpo mund të themi se do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Zelensky në një video-adresim, teksa pushtimi rus ka hyrë në javën e tretë.
Në qytetetin jugor, Mariupol, sulmet e pandërprera kanë penguar tentimet e vazhdueshme për të dërguar ushqim dhe ujë, si dhe për të evakuuar civilët e bllokuar.
Sipas zyrtareve të qytetit, në 12 ditët e sulmit, në Mariupol kanë vdekur 1,500 njerëz.
Sipas kryetarit të qytetit, bombardimet kanë detyruar ekipet që të mos gërmojnë për varreza masive, andaj “të vdekurit as nuk janë duke u varrosur”.
Një sulm vdekjeprurës në një spital materniteti në këtë qytet, gjatë kësaj jave, ka nxitur zemërim ndërkombëtar dhe sugjerime për krime të luftës.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë se ka dëmtuar një spital për trajtim të kancerit dhe disa ndërtesa të banimit në qytetin Mikollaiv.
Udhëheqësi i spitalit, Maksim Beznosenko, ka thënë se qindra pacientë kanë qenë në objekt kur kanë ndodhur sulmet, mirëpo asnjëri nuk ka vdekur.
Sulmet kanë dëmtuar ndërtesën dhe kanë thyer dritaret.
Forcat ruse kanë rritur sulmet në Mikollaiv, qytet rreth 470 kilometra në jug të Kievit, në tentim e sipër për ta rrethuar qytetin.
Konflikti ka nxitur mbi 2.5 milionë refugjatë që të largohen nga shteti.
Forcat e Kremlinit janë duke tentuar të rigrupohen dhe të rikthejnë momentumin, pas rezistencës së ashpër në dy javët e fundit.
Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë më 11 mars se Rusia është duke tentuar të “ripozicionojë” trupat e veta, në përgatitje e sipër për të nisur sulmet kundër Kievit.
Më 12 mars është thënë se përveç Kievit, luftimet janë duke vazhduar edhe në qytetet e rrethuara si Harkiv, Çernihiv, Sumi dhe Mariupol.
Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, ka thënë në kushte anonimiteti se rusët janë duke avancuar në verilindje të Kievit.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL
Të tjera
-
Ukraina e shënon Ditën e Pavarësisë teksa lufta mbush 30 muaj
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vënë në pah qëndresën heroike...
-
Avni Arifi: Nëse Emmerson u largua për arsye financiare, atëherë ky është debakël i Qeverisë së Kosovës
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka komentu...
-
Osmani uron Zelenskyn për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky,...
-
I vjen pakoja me marihụanë me postë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar për posedim të substancave narkotike. Atij përm...
-
Policia gjermane operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personit të dyshuar për vrạsjen e tre njerëzve në një festival
Policia gjermane e ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në qytetin perëndi...
-
Apeli ua vërteton dënimin me burg dhe gjobë pesë të akuzuarve për mashtrimin e 176 blerësve të banesave
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë i marrë nga Gjyk...
-
Sulmohẹn seksụalisht dy vajza të mitura
Dy vajza të mitura janë sulmuar seksualisht në dy raste të ndara. Në dy ra...
-
Deshifrimi që Gjykata i bëri mesazheve të Sekiraqës dhe njerëzve të tij në kohën kur dyshohej se Triumf Riza përcillej nga ta
Aktgjykimi i Gjykatës së Prishtinës ka konstatuar se vrasja e ish-zyrtarit po...
-
Dy raste të dhụnës në familje në Prishtinë, njëra vịktimë dërgohet në strehimore, një i dyshuar në arrati
Dy raste të dhunës në familje janë paraqitur në Policinë e Kosovës në 24 orët...
-
Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë me aleatët qojnë në masa ndëshkimore të BE-së
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka kritik...
-
Policia arreston një person që gjuajti me ạrmë në një aheng në Mitrovicë
Policia e ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, meqë i njëjti dyshohet se ka s...
-
Elshani pas përfundimit të afatit për konvertimin e patentë-shoferëve: Në fundjavë vërejtje e njoftime, nga e hëna gjoba
Dje ka përfunduar afati ligjor për konvertimin e patent-shoferëve ilegalë në ...