Lajme

Forcat ruse po bëjnë gjithçka për të ruajtur jetën e civilëve, thotë Putin

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 18 March 2022

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi të premten e 18 marsit për konfliktin në Ukrainë me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Putin i shprehu në telefon qasjen e Moskës ndaj një marrëveshjeje të mundshme për ndërprerjen e armiqësive, tha Kremlini.

“Duke reaguar ndaj shqetësimeve të shprehura nga Emmanuel Macron, presidenti rus theksoi se forcat e armatosura ruse që marrin pjesë në operacionin special ushtarak po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ruajtur jetën e civilëve”, citon Kremlin-i nga biseda mes udhëheqësve.

-Advertisement-

Të dy diskutuan gjithashtu negociatat midis Moskës dhe Kiev-it dhe qëndrimin e Moskës se si mund të arrihet një marrëveshje, zbuluan autoritetet ruse, pa dhënë më shumë detaje. /Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera