Lajme

Forcat ruse kthejnë mbrapsht kolonat e evakuimit në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 05 April 2022

Forcat ruse në Ukrainë vazhdojnë të shkaktojnë dëme në popullsonë ukrainase edhe pse nuk pranojnë se kanë të bëjnë me humbjet e jetëve dhe vrasjet e njerëzve.

Zëvëndëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, tha se së fundmi një kolonë evakuimi që po shkonte në qytetin e rrethuar të Maripolit është kthyer nga ushtria ruse.

“Pavarësisht premtimeve të tyre, forcat pushtuese nuk lejojnë askënd të shkojë në Mariupol. Okupatorët bllokuan përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Manhush. Ata u liruan mbrëmë pas negociatave dhe u dërguan në Zaporizhzhia” tha Vereshchuk në një deklaratë në Telegram.

-Advertisement-

Vereshchuk tha se gjithsej shtatë korridore humanitare janë planifikuar për të martën rreth Ukrainës dhe se një kolonë prej shtatë autobusësh ishte në rrugën e saj nga Manhush në Berdiansk.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko tha se asnjë autobus evakuimi nuk kishte arritur ende në Mariupol, pavarësisht marrëveshjeve midis Rusisë dhe Ukrainës për hapjen e korridoreve humanitare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera