Sport

Forca të mëdha sigurie në Strumicë para ndeshjes mes Maqedonisë dhe Shqipërisë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 05 September 2017

Shumë policë dhe forca speciale maqedonase janë pozicionuar rreth stadiumit të Strumicës, ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Stadiumi, pjesë të të cilit janë të hapura në anë të tribunave dhe bën të mundur edhe shikimin e ndeshjes nga rrugët në krahë është i rrethuar nga barriera metalike, ndërsa në këto rrugë është e ndaluar qarkullimi i makinave.

-Advertisement-

Policia ka krijuar postblloqe rrotull impiantit, ndërsa vazhdimisht vijnë policë dhe forca të tjera sigurie të cilat i shtohen trupave ekzistuese në terren.

Sipas informacioneve nga Panorama Sport, në Strumicë është dhjetëfishi i forcave të sigurisë në krahasim me ndeshjet normale, edhe pse bëhet fjalë për një ministadium dhe një numër shumë të kufizuar tifozësh të pranishëm.

Pavarësisht këtij mobilizimi të përgjithshëm, polica vendase nuk parashikon telashe në takimin e sotëm (e martë), sidomos nga tifozeria maqedonase. Përfaqësues të forcave të policisë lokale kanë thënë se nuk presin trazira, për shkak se pjesa më e madhe e tifozerisë maqedonase në stadium, do të jetë vendase.

“Numri më i madh i tifozëve është vendas, domethënëse qytetarë të Strumicës dhe krahinës përreth të cilët janë shumë të lumtur që do të zhvillohet kjo ndeshje këtu dhe është absurde të mendosh që do ta prishin atë”.

“Sa u përket grupeve të organizuara nga qytete të tjera, si Prilepi, etj., janë një numër shumë i vogël dhe kontrollohen me lehtësi nga forcat që janë aktualisht këtu. Nuk mendojmë se do të bëjnë ndonjë gjë të ekzagjeruar, pro edhe nëse tentojnë, jemi të aftë t’i neutralizojmë që në fillim”, citohet të ketë thënë një përfaqësues i Komisariatit të Policisë së Strumicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera