Lajme

Forca të mëdha policore dërgojnë Andi Italianin në QKUK (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 01 September 2023

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para disa javësh në Bon Vivant, Andi Pajaziti, para pak ditësh është dërguar në Burgun e Sigurisë në Dyz, pas një kohe trajtim në Klinikën e Ortopedisë. E, paraditen e sotme, Pajaziti që njihet me nofkën ‘Italiani’, është dërguar sërish në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihen forca të shumta policore të cilët shoqërojnë Pajazitin për në Klinikë, ku i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, për shkak se gjendja e tij shëndetësore ende nuk është stabilizuar.

Kujtojmë se ‘Italiani’ po dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj.

-Advertisement-

Të premten Pajaziti është dërguar në burgun ku mbahen personat me rrezikshmëri të lartë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera