Sport

“Forca Adriana”, skuadra e Dritës në mbështetje të Matoshit

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 01 Dhjetor 2021

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, e ka përfunduar me sukses operimin për largimin e tumorit.

Në përkrahje të saj kanë dalë shumë njerëz dhe figura publike.

Gjatë ditës së sotme edhe klubi futbollistik Fc Drita ka mbështetur aktoren, e cila edhe është tifoze e kësaj skuadre.

-Advertisement-

“Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru.

Aktorja me prejardhje nga Gjilani, përkrahëse e klubit tonë FC DRITA është një nga aktoret më aktive dhe të suksesshme kosovare, jo vetëm në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare.

FC DRITA i dëshiron shërim të shpejt “Intelektuales” sonë dhe rikthim në skenën artistike, artit të saj të dëshmuar, teatrit e filmit.

FC DRITA⬜🟦 #getwellsoonAdrianaMatoshi”, thuhet në postimin e publikuar në faqën zyrtare të ‘bardhekaltërve’.

Adriana Matoshi të hënën njoftoi se sëmundja e tumorit i është rikthyer për herë të dytë pas nëntë vitesh.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy