Sport

Forbes: Mayweather Ronaldo dhe Messi sportistët më të paguar për vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 04 January 2019

Bota e sportit, e cila çdo ditë e më shumë industrializohet, vazhdon të prodhojë miliarderë të rinj.

Sipas një hulumtimi të përgatitur nga ana e revistës ”Forbes”, e cila ka llogaritur pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset e sportistëve nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018, bokseri Floyd Mayweather ka qenë sportisti me fitimet më të mëdha këtë vit, përcjell Klan Kosova.

Mayweather ka hyrë në mesin e miliarderëve në botën e sportit pasi brenda një viti ka fituar 285 milionë dollarë, përfshirë 275 milionë nga ndeshja me irlandezin Conor McGregor dhe 10 milionë dollarë nga sponsorët.

-Advertisement-

Pas Mayweather, si sportistë me më shumtë fitime në vitin 2018 janë radhitur dy yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi Messi ka zënë vendin e dytë me 111 milionë dollarë fitime, 84 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 27 milionë nga marrëveshjet me sponsorët.

Ndërkaq, ylli portugez Ronaldo këtë vit është radhitur i treti në listë me 108 milionë dollarë të ardhura, 61 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 47 milionë nga sponsorët.

Neymar është radhitur i pesti me 90 milionë dollarë të ardhura, përfshirë 73 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 17 milionë nga sponsorët.

Krahas tre futbollistëve, në dhjetëshen e parë gjenden edhe dy emra nga basketbolli dhe dy nga futbolli amerikan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera