Lajme

Fondi i Sigurisë, cila është shuma që u mblodh deri tash?

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 23 March 2022

Kryeministri Albin Kurti nuk është shprehur i pakënaqur me shumën e parave që janë grumbulluar deri tash për Fondin e Sigurisë.

I pyetur se sa para janë mbledhur deri tash në fond, ai ka thënë se shifra është ende shtatëshifrore dhe se nuk i vjen mirë për këtë.

“Ka disa ditë që nuk e kam shikuar, por nuk më vjen mirë që ende është shtatëshifror e nuk është bërë tetëshifror”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri.

Llogaria është funksionale nga 2 marsi.

“Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera