Lajme

Me fonde të BE-së do të përmirësohet standardi industrial i Maqedonisë në aspekt të ndotjes

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 27 April 2017

Si rezultat i projektit të BE-së që ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve administrative të nivelit vendor dhe qendror për zbatimin e Direktivës së re për emetime industriale 2010/75/Be, është përpiluar ligji i ri për ndotje industriale, përcjell Telegrafi Maqedoni

Kjo thuhet nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bujar Ameti, i cili shtoi se ligji do të përmirësojë dhe ngritë standardin e industrisë së Maqedonisë.

Projekti financohet nga BE-ja përmes IPA fondeve, me një vlerë prej 900 mijë euro, kurse zbatohet që nga tetori i vitit 2015, e deri në prill të këtij viti.

-Advertisement-

Mauro Di Veroli nga Zyra për politika infrastrukturore, bujqësore dhe sociale e BE-së theksoi se projekti duhet të ndihmojë në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor përmes rregullimit të emetimeve industriale, që ndotin ajrin, ujin, por edhe tokën./Telegrafi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera