Lajme

Fondacioni “Sefa Kaya” ndihmon 70 familje në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 13 December 2020

Fondacioni që mban emrin e Sefa Kaya, ish menagjerit të këngëtarit Azet, i cili pati humbur jetën në një aksident trafiku në Kosovë, ka ndihmuar 70 familje me nga 50 kilogram miell dhe nga një pako ushqimore, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë aksion humanitar ka shkruar në Facebook edhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se një aksion i tillë është i mirë se ardhur për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie dhe stinë dimri.

Bulliqi i ka falënderuar donatorët dhe organizatorin e iniciatorin e këtij aksioni Abidin Güzelgül,i cili është menagjer i shumë këngëtarëve të njohur në Kosovë dhe Gjermani.

-Advertisement-

“Fondacioni “Sefa Kaya” dhe reperi Zuna, për familjet në nevojë në komunën tonë kanë dhuruar një donacion prej 70 pakosh ushqimore dhe 3,500 kg miell.

Ky donacion është i mirëseardhur për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie dhe në prag të stinës së dimrit.

Falënderoj donatorët dhe iniciatorin e këtij donacioni, Abidin Güzelgül, që është menaxher i shumë këngëtarëve të estradës në Kosovë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Donacioni është dorëzuar sot në Podujevë kurse shpërndarja do të bëhet nga organet kompetente të kësaj komune nesër dhe ditët në vijim.

Ky donacion është një pjesë e donacionit që ka për synim të ndihmojë 600 familje në nevojë në tërë Kosovën, me nga 50 kilogram miell dhe me nga një pako ushqimore.

Gazeta inFokus nga burimet e veta brenda organizimit mëson se pjesë organizative e këtij aksioni të madh humanitar janë edhe dy shqiptarë, Enver Neziraj dhe Albert Tetaj nga Deçani./ Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera