Lajme

Fondacioni “Firdeus” dhuron 10 mijë kg miell për familjet në nevojë në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 28 March 2020

Sot është bërë shpërndarja e 10 mijë kg miell për familjet në nevojë në komunën e Mitrovicës.

Ky donacion erdhi nga Fondacioni “Firdeus” pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Kryetari i komunes, Agim Bahtiri ka falënderuar fondacionin “Firdeus” për dhurimin e këtij donacioni, duke thënë se është shumë i nevojshëm në këtë kohë pandemie, dhe se do të ndihmoj që sadopak t’ua përmbush nevojat e familjeve me asistencë sociale.

-Advertisement-

Po ashtu kryetari Bahtiri potencon se mbështetja për familjet në gjendje të vështirë ekonomike do të vazhdoj edhe në të ardhmen, dhe se komuna nga donatorët e ndryshëm është duke kërkuar që të ketë ndihma të ndryshme në vazhdimësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera