Sport

​Foda: Me pak ndryshime, Kosova mund ketë suksese të shumta, unë do të jetoj në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 17 February 2024

Franco Foda është emëruar edhe zyrtarisht trajner i Kombëtares së Kosovës pasi ka nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të tij, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tha se Foda është trajner i rezultateve dhe se nën drejtimin e tij pret që Kosova të bëjë histori në garat ndërkombëtare.

“Franco Foda është trajner i rezultateve, gjithsesi edhe ne jemi si Kosovë tani më në këtë pjesë duam të kemi rezultate sepse e kemi parë zhvillimin tonë dhe uroj që këto rezultate t’i bëjmë me Franco Fodën dhe Franco Foda të jetë trajneri ynë i cili do të mbetet në histori të futbollit të Kosovës me kualifikimin e Kosovës në garat evropiane dhe ndërkombëtare në të cilat bëjmë pjesë…Kemi vendosur që ta nënshkruajmë një kontratë dy-vjeçare, sigurisht që në këto gara, në këtë dy-vjeçar, në garat e radhës që i kemi do ta realizojë programin e tij, por edhe kërkesat tona që i kemi”, tha Ademi.

-Advertisement-

Ndërsa, duke shprehur kënaqësinë që është bërë trajner i Kosovës, Foda theksoi se Kosova është një skuadër shumë atraktive dhe se me pak dnryshime mund të arrihen suksese të mëdha.

“Personalisht skuadra më duket shumë interesante, shumë atraktive dhe me disa ndryshime të vogla do të kemi shumë sukses me këtë skuadër që e kemi.. E njoh Rrahmanin e Napolit, Vedat Muriqin e Majorkës, Paqaradën, Alitin, kështu që i përcjellë rregullisht lojtarët”, tha Foda.

Më tutje, ai vijoi duke thënë se ka parë disa ndeshje të Dardanëve dhe se nga kjo ka mësuar se Kosova mund të luaj me disa module në të gjitha repartet.

“Kam parë disa ndeshje të Kombëtares së Kosovës dhe kam vërejtur që Kosova mund të luajë me variabla të ndryshme si në sulm ashtu edhe në mbrojtje dhe kemi kohë deri në mars, do të përgatitemi maksimalisht, por mendimin e parë e kam konkaktin me lojtarë për të krijuar raportin dhe pastaj të vazhdojmë tutje”, theksoi Foda.

I pyetur për Edon Zhegrovën, Foda tha se ai është një sulmues krahu shumë i mirë, sidomos në repartin ofanziv.

“Nuk jam njeri që sheh nga e kaluara, jam njeri i së tashmes. Zhegrova po tregon lojëra të mira dhe është lojtarë ofanziv shumë i mirë që luan në krahë dhe do të kaloj shumë mirë me Zhegrovën…Çdo lojtarë që është i gatshëm të jap 100 përqind për Kombëtaren e Kosovës është gjithmonë i mirëseardhur”, theksoi Foda.

Për të qenë sa më i afërt me futbollin kosovar, Foda bëri të ditur se ai do të jetojë shumicën e kohës në Prishtinë

“Unë do të jetojë në Prishtinë sepse ka lojtarë që luajnë edhe në Superligën e Kosovës si Dellova i Ballkanit dhe Krasniqi i Llapit, por do të jem edhe jahstë vendit për t’i parë edhe lojtarët tjerë që janë të Kombëtares së Kosovës, por kryesisht në Prishtinë”, bëri të ditur ai.

Në këtë konferencë, i [ari i FFK-së, Agim Ademi tha se është duke u punuar që për Dardanët të luajë edhe lojtari i Augsburgut, Rexhebcaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera