‘Fluturojnë’ aksionet, pasuria e Elon Musk rritet me 30 miliardë dollarë në një ditë?
Autori: Gazeta inFokus
08:42 | 29 October 2024
Elon Musk rrit pasurinë me 30 miliardë dollarë në një ditë ndërsa aksionet e Tesla-s shpërthejnë. A ka ndonjë mënyrë për ta ndalur njeriun më të pasur në botë?
Pasuria e Elon Musk pësoi një rritje të jashtëzakonshme prej 30 miliardë dollarë në një ditë, falë rritjes 22% të çmimit të aksioneve të Tesla-s.
Ky përfitim financiar, i nxitur nga fitimet e shkëlqyera të Tesla-s për tremujorin e tretë dhe planet ambicioze për të ardhmen, e çoi pasurinë neto të Musk-ut në një rekord prej 270 miliardë dollarësh, duke i konsoliduar akoma më shumë pozitat e tij si individi më i pasur në planet.
Ndërsa vlerësimi i Tesla-s u rrit me një shifër mahnitëse prej 153 miliardë dollarësh, statusi i Musk në klubin e miliarderëve arriti në lartësi të reja, pa precedent, duke lënë pas rivalë si Jeff Bezos dhe Larry Ellison.
Efekti Tesla: Pse u rritën aksionet?
Raporti impresionues i fitimeve të Tesla-s dhe projeksionet guximtare për rritjen në 2025 kanë elektrizuar entuziazmin e investitorëve.
Fitimet për tremujorin e tretë tejkaluan pritshmëritë e tregut. Rritja e interestit erdhi pasi Musk premtoi një model Tesla më të përballueshëm që do të lanccohet në 2025 dhe një parashikim optimist i rritjes së shpërndarjes së automjeteve deri në 30%.
Ky parashikim, së bashku me pritshmëritë për marzh të fortë bruto, shtyu investitorët të bashkoheshin, duke rritur 22% aksionet në vetëm 24 orë. Vetëm kjo pjesë aksionesh përbën një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së Musk, pasi aksionet e tij 13% në Tesla, së bashku me 304 milionë opsione aksionesh të ushtrueshme nga paketa e tij e kompensimit në 2018, arritën një vlerë të përbashkët prej rreth 123 miliardë dollarësh.
Portofoli i zgjeruar i pasurisë së Musk. Ndërsa Tesla mbetet fuqia e perandorisë financiare të Musk, ajo nuk është historia e tij e vetme e suksesit.
Aksionet e tij prej 42% në SpaceX, ndërmarrja pionere e eksplorimit hapësinor, është bërë burimi i tij i dytë më i madh i pasurisë, me një vlerë pak më shumë se 80 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Me projektet ambicioze të SpaceX që kapin vëmendjen e botës, vlerësimi i kompanisë është rritur gjithashtu, duke e bërë atë një nga kompanitë më të vlefshme private në mbarë botën.
Përveç aksioneve të tij në Tesla dhe SpaceX, Musk mban investime në ndërmarrje të tjera guximtare, secila me rreziqe të larta dhe potencial të rëndësishëm. Portofoli i tij përfshin:
X (ndryshe Twitter): Blerja dhe rinovimi i platformës nga Musk ka treguar ambiciet e tij që shtrihen në mediat sociale.
The Boring Company: Një ndërmarrje tunelesh që synon të zhvillojë transportin urban me sisteme tranzit me shpejtësi të lartë.
Neuralink: Kompania e Musk që fokusohet në bashkimin e mendjes njerëzore me teknologjinë, një projekt që mund të riformatojë të ardhmen e shkencës mjekësore dhe AI.
xAI: Ndërmarrja më e fundit e Musk në inteligjencën artificiale, e fokusuar në zhvillimin e teknologjive të avancuara të AI.
Këto kompani së bashku i shtojnë edhe 24 miliardë dollarë pasurisë së Musk, sipas Bloomberg, duke theksuar pozitat e tij, jo vetëm si personi më i pasur në botë, por edhe si një nga sipërmarrësit më të diversifikuar në histori.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...



































