Lajme

Fluksi te Dheu i Bardhë, kolona deri në 400 metra për të dalë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 07 August 2024

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 50 minuta.

Sipas përditësimit të fundit për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë kolona është 400 metra, ku qytetarët duhet të presin deri në 50 minuta.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 20 minuta, pasi kolona është 100 metra.

-Advertisement-

Dalja nga Merdara varion nga 10 deri në 20 minuta pritje, ndërsa hyrja nga kjo pikë kufitare varion nga 5 deri në 10 minuta.

Deri në 50 minuta pritjet janë në Muçibabë, ku kolona në këtë pikë për të dalë nga Kosova është është deri në 400 metra, deri në 200 metra, ndërsa në hyrje është 200 metra, me pritje deri në 30 minuta.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera