Lajme

Fluks i madh i pacientëve gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 17 July 2023

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në fundjavë kanë pasur fluks të madh të pacientëve.

Sipas të dhënave të publikuar nga Spitali thuhet se të shtunën dhe të dielën janë kryer 18 lindje.

“Kanë lindur 11 djem dhe 7 vajza”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu në njoftim thuhet se janë realizuar 1,249 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 93 pacientë.

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë 187 pacientë të shtrirë, ndërsa bëhet e ditur se 532 pacientë kanë kryer 4,495 analiza.

Gjatë fundjavës janë kryer edhe 11 operime.

Në Spitalin e Pejës janë realizuar edhe 92 dializa, 218 rëntgen, 95 ultrazëra, 34 CT-ja, dhe 9 rezonanca magnetike.

Po ashtu kanë kryer 2 mamografi dhe 29 shërbime fiziatrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera