Florida, 27 të vdekur; ende 115 të pagjetur
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 06 Korrik 2021
Tre viktima të tjera janë nxjerrë nga rrënojat në Sërfsajd duke e çuar në 27 vetë numrin e të vdekurve, ndërkohë që 115 të tjerë figurojnë ende të humbur, më shumë se dy javë pas shembjes së ndërtesës së banimit me 12 kate.
Ekipet e shpëtimit rifilluan të hënën kërkimet në rrënoja, pasi të dielën në mbrëmje ekipet e specializuara aktivizuan një seri shpërthimesh të kontrolluara për të rrëzuar një pjesë të ndërtesës që nuk ishte shembur dhe paraqiste rrezik për ata që punojnë në zonë.
Kryebashkiakja e Majamit, Daniella Levine Cava tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se “shembja shkoi pikërisht sipas planifikimit”. Menjëherë pas shpërthimeve të dielën ekipet larguan disa nga pjesët e mëdha të strukturës së shembur, në mënyrë që të mundësohej pa vonesë puna për të nxjerrë trupat e viktimave të hënën.
Shembja e pjesës së mbetur të ndërtesës u bë e nevojshme pasi po afron stuhia tropikale Elsa e cila kërcënon të godasë pjesën jugore të Floridës ku ndodhet kompleksi i shembur. Ngjarja tragjike në Kullës Jugore Champlain ka nxitur inspektime dhe analiza të strukturës së disa ndërtesave në zonë dhe ka rezultuar në evakuimin e një kompeksi tjetër banimi ku ekipet inxhinierike kishin diktuar probleme sigurie.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































