Sport

Florian Marku pëson humbjen e parë në boksin profesionist, mposhtet nga Kongo

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 31 March 2024

Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena në Londër.

Një numër i madh tifozësh ishin të pranishëm në stadium për ta përkrahur boksierin nga Lushnja e Shqipërisë.

Florian Marku ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, sidomos në katër raundet e para.

-Advertisement-

Por, në raundet e fundit, boksierit shqiptar iu larguan disa pikë nga gjyqtarët për shkak të goditjeve mbrapa kokës, dhe kështu e humbi meçin.

Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Markut në boksin profesionist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera