Lajme

Flori Beqiraj pranon se sulmoi Mrika Nikçin, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 01 October 2022

Flori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe se gjatë kryerjes së veprës ishte nën ndikim e alkoolit.

Klankosova.tv e ka siguruar vendimin e gjykatës, në të cilin thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.

Tutje, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që Flori Beqirajt t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

-Advertisement-

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin, konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera