Sport

Florent Hasani flet para sfidës kundër Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 20 March 2018

Kombëtarja U21 ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Azerbajxhanit, e cila do të luhet, të enjten, në orën 19:00, në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan infokusi.

Në prag të kësaj sfide atmosfera në Kombëtare duket në nivelin e duhur.

Këtë e vërteton edhe deklarata e futbollistit Florent Hasani:

-Advertisement-

Jam në formë të mirë. Jam përshtatur mirë në klubin tim të ri në Hungari dhe kam luajtur në të gjitha ndeshjet.  Pres rezultate pozitive gjatë dy ndeshjeve të radhës me Kombëtaren, pasi ende kemi gjasa për kualifikim. Besoj në këtë grup të futbollistëve dhe me punën që po e bëjmë do të arrijmë rezultate pozitive kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë, ka thënë Hasani. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera