Fun & Video

Flokët që nuk i ka prerë për 50 vjet, i janë rritur 15 metra – nëpërmjet tyre, e ka shpëtuar një fëmijë që mbytej në ujë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 03 May 2018

Savjibhai Rathwa nga Gujarat i Indisë, që i mbanë flokët e gjata 15 metra në mënyrë të përkryer, ka treguar se si njëherë i ka shfrytëzuar ato, që ta shpëtojë një fëmijë që mbytej në pellg.

Burri 65-vjeçar, është bërë i famshëm në vendbanimin e tij, pasi për pesë dekada me radhë refuzon t’i pret flokët, që kur në ëndërr iu shfaq një hyjni, transmeton Telegrafi.

“Kur i kam pasur 12 vjet, në ëndërr mu shfaq Lord Shiva dhe më tha të mos i pres flokët. I jam bindur, tërë jetën deri më tani”, ka thënë Rathwa.

-Advertisement-

Megjithëse për t’i mbajtur në mënyrën e duhur, nevojitet angazhim i madh – çdo herë kalon nga tri orë duke i larë dhe shpenzon 240 ml shampon – ai thotë se nuk përton, ndërsa familjarët dhe miqtë, kurrë nuk i kanë pasur problem flokët e tij që rriteshin gjithmonë.

Me të parë videot e shpërndara në internet, se nevojitet tetë njerëz për t’ia mbajtur bishtalecin që të mos bie në tokë, shumë njerëz e kanë vizituar atë, për ta parë nga afër.

Rathwa pretendon se njëherë e ka shpëtuar një fëmijë, nëpërmjet flokëve tij të gjatë dhe të fortë.

“Ishin në një dasmë, kur një fëmijë ra në pellgun me ujë. Derisa të gjithë mundoheshin një mënyrë për ta shpëtuar, unë lëshova flokët dhe ia hodha. Sapo u kap, të pranishmit nisën ta ngrenë sipër”, ka rrëfyer ai.

Sipas tij, ai ishte i caktuar për ta shpëtuar këtë fëmijë, duke marrë si bazë urdhrin që i kishte dhënë hyji në ëndërr.

Kualitetin e flokëve beson që e ka nga dieta e pasur me pemë dhe perime, si dhe nga gjashtë gota qumësht lope, që i ëmbëlson me sheqer. Për t’i mbajtur pastër dhe me kujdes, ai ndihmohen edhe prej nipërve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera