Sport

Flet ylli i Kosovës pas golit të bukur që i shënoi PSV-së (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 11 September 2017

Arbër Zeneli është shprehur tejet i lumtur për golin e parë për këtë sezon në Holandë, teksa falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka shënuar një gol spektakolar në fitoren prej 2:0 të Heerenveen ndaj PSV Eindhoven, shkruan Gazeta Express.

Zeneli hapi serinë e golave në minutën e katërt me një goditje të fortë nga distanca, derisa për 2:0 realizoi Reza Ghoochannejhad.

Goli dhe paraqitja e mirë e shqiptarit ndaj PSV-së ka bërë që të zgjidhet si i dyti më i mirë i kësaj ndeshje. Ai u shpreh i lumtur për golin e parë për këtë sezon.

-Advertisement-

“Paraqitje e mirë e ekipit. Jam i lumtur për golin e parë për këtë sezon. Mbështetja gjithashtu ishte fantastike”, shkroi Zeneli në “Instagram”. /Gazeta Express/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy