Lajme

Flet vëllai i Qerim Kelmendit që u gjet i djegur: “Festoni rugovistë…”

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 27 February 2020

Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së u gjet i vdekur e i djegur në një veturë në Pejë.

Për këtë rast nuk dihen më shumë detaje, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, vëllau i Qerim Kelmendit, Ibrahimi, ish-veprimtar i LPK-së, ka shkruar një status të shkurtër në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka postuar një fotografi të luftës të tashmë vëllaut të tij të ndjerë, Qerim Kelmendit bashkë me Adrian Krasniqin e Ilir Konushevcin.

“Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë! Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!

***

Ne foto: Heronjt Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, dhe tashme edhe i lavdishmi Qerim Kelmendi…”, ka shkruar Kelmendi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera