Flet transferi i parë i Milanit
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 02 June 2018
Vetëm fotoja klasike mungon, së bashku me Fassone dhe Mirabelli, për ta parë Pepe Reinën me fanellën e Milanit për sezonin e ardhshëm.
I bllokuar prej disa muajsh, me parametër zero, portieri i tanishëm i Napolit është projektuar me krenari për aventurën e tij të ardhshme.
“Milani është një nga klubet më të rëndësishme në botë, kush luan aty e ka për detyrë ta sjellë atë përsëri në Ligën e Kampionëve, – shpjegon Reina, i intervistuar nga “AS” – Titullar, apo rezervë e Donnarumma? Nuk bëj më asnjë diskutim të këtij lloji. Unë jam i lumtur për t’i dhënë fund karrierës time et Milani. Vendin e titullarit do të duhet ta fitoj ditë pas dite, në çdo stërvitje”.
Nëse Milani është e ardhmja, Reina është ende kaq blu, teksa kujton momente të paharrueshme dhe sidomos figurën e Maurizio Sarri: “Duke punuar me të ishte fat. Napoli është në këtë nivel në sajë të punës së Sarrit. Në këto tri vite, Napoli ka luajtur një futboll të bukur. Ne si njerëz duhet të preferojmë t’i themi gjërat në fytyrë. E jona ishte një marrëdhënie mes babait dhe të birit. Unë e dua trajnerin Sarri, do t’i jem përgjithmonë mirënjohës”.
Nga këtu në sponsorizimin e rëndë është një hap i shkurtër: “Sarri te Reali? Unë do ta rekomandoja atë për çdo ekip në botë, për idetë e tij të futbollit dhe për punën e përpiktë”. Nuk ka helm për presidentin De Laurentiis, por një fjali, që mjafton për të kuptuar shumë gjëra në lidhje me një marrëdhënie të përkeqësuar me kalimin e kohës: “Ka një mënyrë për të menaxhuar klubin, që unë e respektoj, por ka gjëra me të cilat nuk pajtohemi. Kemi dy personalitete të forta dhe ide të ndryshme”.
Sa për titullin e munguar, Reina thekson një aspekt të Juventusit kanibal: “Napoli ka mbyllur një kampionat të madh, me 91 pikë, por Juventus ka bërë më shumë. Në nivel të korporatës, forca e Juventusit nuk është e krahasueshme me atë të ekipeve të tjera. Për aq kohë sa Juve do të investojë ashtu siç ka bërë deri më tani, do të jetë e vështirë për t’u mundur në Itali”.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...