Sport

Flet trajneri i Shqipërisë para ndeshjes ndaj Zvicrës së kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 15 September 2017

Para ndeshjes me Zvicrën, e vlefshme për “Botërorin 2019”, tekniku i Kombëtares së femrave, Armir Grima, u shpreh se Shqipëria nuk do ta ketë presionin e pikëve.

“Edhe pas kualifikimit që bëmë në turin paraeliminator kemi thënë që do të ecim me hapa të kujdesshëm dhe duhet të jemi të matur edhe në deklarata, pasi duhet të dimë nga vijmë dhe çfarë kemi.

Janë bërë përpjekje të mëdha për të afruar dhe konsoliduar sa më shumë ekipin dhe në këto eliminatore pretendojmë të bëjmë diçka më shumë sesa herët e tjera dhe të mos jemi më ekipi i vendit të fundit.

Por, ta reklamojmë futbollin e femrave në këto shtete ku do të luajmë, për të treguar ngritjen, interesimin dhe vlerësimin që po bën federata për këtë sektor.

-Advertisement-

Ne ndoshta nuk mund ta kemi presionin e madh të rezultateve, por kemi presion të madh për të vazhduar me ecurinë e mirë që patëm në ndeshjet e turit paraeliminator.

Është pozitive që janë disa lojtare nga Vllaznia dhe kanë një muaj që stërviten. Pasi te ne nuk ka filluar kampionati dhe është paksa problem stërvitja që bëjnë vajzat dhe koha në dispozicion. Besoj se vajzat e Vllaznisë janë në gjendje shumë të mirë fizike dhe mund të përballojnë ndeshjen”, u shpreh Grima.

Më tej, ai u shpreh se mungesat janë problem, por shpreson që me ndihmën e tifozëve të marrin një rezultat pozitiv ndaj Zvicrës.

“Zvicra është kokë grupi dhe besoj se do të jetë e vështirë, por do të bëjmë të pamundurën për të bërë diçka të bukur nesër (sot) në fushë, pavarësisht mungesave të shumta që kemi. Çdo mungesë krijon problem, jo vetëm e Hashanit, por edhe e Morinës, Velajt, Protos, Memedovit.

Megjithatë, unë kam besim te grupi i vajzave, të cilat do të na përfaqësojnë sa më denjësisht. Nuk e kemi vendosur si do të luajmë, pasi kemi dy-tre pikëpyetje dhe do të përshtatim disa reparte edhe për shkak të mungesave. Do të mundohemi që të luajmë në bllok si skuadër”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera