Lajme

Flet Rexhep Selimi a do ta pranojë ofertën e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 25 March 2020

Rexhep Selimi shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për gazetën inFokus ka deklaruar se ofertën e re të LDK-së po e shqyrtojnë.

“Ne jemi duke e shqyrtuar kërkesën e LDK-së, dhe tani as nuk mund ta pranojmë as ta mohojmë, përgjigjen e kësaj ofertën do ta bëjmë publike sapo të fillon seanca”, ka deklaruar Selmi për Gazetën inFokus.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për një orë pauzë me kërkesë të deputetëve, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë pauzës do të bëhet edhe dezinfektimi i sallës, si masë mbrojtësë ndaj përhapjes së koronavirusit.

Seanca ka nisur në ora 11:00, derisa ka një pikë të vetme të rendit të ditës, atë për votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera