Lajme

Flet Ramiz Kelmendi: Nuk jemi të varur nga mallrat serbe

Autori: Agnesa Çitaku 15:35 | 21 November 2018

Njëri nga importuesit më të mëdhenj në vend, Ramiz Kelemdni në një prononcimin për Gazetën inFokus ka thënë se Kosova nuk është e varur nga produktet serbe.

Duke komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Kelmendi ka thënë se do të përdorin mallra nga shtete tjera evropiane.

“Ne i kemi shtetet alternative, ne nuk jemi të varur nga produktet e Serbisë le t’i qesin masë edhe 1000 për qind neve nuk na shkakton asnjë dëme sepse i kemi alternativat prezentë në tregun e Kosovës”, tha ai.

-Advertisement-

Kelmendi ka shtuar se kjo taksë do të rrisë çmimet e produkteve të prodhuara në Kosovë.

“Po do të rriten të gjitha çmimet, por këtu është një defekt i madh sepse të gjithë prodhuesit vendor që e kanë bazë materialin nga Serbia do ti rrisin edhe ata çmimet sepse do të blejnë produkte më të shtrenjta dhe me kosto të produktit më të shtrenjtë dhe do të ndikojnë në çmimin e prodhimit të tyre dhe prodhuesit e tjerë të shteteve evropiane që kanë këto produkte do të jenë më atraktive sesa veç prodhimet vendore”, ka thënë ai.

Ai madje ka thënë se në kompaninë që ai udhëheq nuk do të ndikoj edhe nëse ndalet tërësisht importi.

“Nëse Qeveria është e gatshme mund të ndalet edhe importi por efekti i konsumit të qytetarëve duhet të orientohet në çmime më të larta. Ne mund të nxjerrim prodhim me një kosto dhe qëllimi është që ajo kosto të jetë më atraktivë që e kanë bazën materiale si rrogë, qytetarët i kanë rrogat e vogla dhe duhet me i’u përshtat”, ka përfunduar ai.

Ndryshe Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim të rris në 100 për qind taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Haradinaj i prerë, 100 për qind taksë për mallrat serbe

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera