Lajme

Haradinaj i prerë, 100 për qind taksë për mallrat serbe

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 21 Nëntor 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar me vendosmëri respektimin e masës për taksë ndaj prodhimeve serbe.

Haradinaj ka kërkuar nga te gjithë institucionet respektimin e vendimit, shkruan gazeta inFokus

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

-Advertisement-

Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë.

RH

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy