Lajme

Flet personi i cili ia dha ndihmën e parë gruas së plạgosur nga bashkëshorti në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 06 August 2024

Mëngjesin e sotëm një grua mbeti e plagosur me armë zjarri në Bresje të Fushë Kosovës.

I dyshuar është bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Një qytetar i cili ka qenë në vendin e ngjarjes pak minuta pasi ka ndodhur plagosja, ka treguar për Klan Kosova se viktimës ia ka ofruar ndihmën e parë.

-Advertisement-

“Unë jam anëtar i Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit, i certifikuar për dhënien e ndihmës së parë në vijën e parë të frontit, pra për t’iu dhënë ndihmë edhe personave të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në mëngjes, tek semaforët në Bresje. Në atë moment isha duke shkuar në punë. Isha me furgon, para meje ishte Njësia Speciale duke shkuar në vendin e ngjarjes. E pashë viktimën dhe ndalova për t’i dhënë ndihmë”, tha Edison Krasniqi.

“Zbrita nga furgoni, mora pajisjet e nevojshme dhe iu ofrova viktimës. Fillimisht e sigurova vetën, vendin e ngjarjes dhe nisa t’i jap ndihmë. Fatmirësisht arritëm ta ndalnim gjakderdhen. Ajo kishte plagë në kokë, dyshohet se ishte goditur me një mjet të fortë, por që fatmirësisht plaga nuk ishte e rrezikshme për jetën e saj. Kishte edhe plagë në anën e majtë të brinjëve që mund të kishte qenë rrezik i madh për gruan. Reagova shpejt, dhe qëndrova aty derisa erdhi ambulanca”, theksoi Krasniqi.

“Më pas i dhashë edhe ujë. Në cilindo rast unë jam i gatshëm t’iu ofroj ndihmë qytetarëve, që kanë nevojë”.

“Ka qenë rast shumë emocional. Ka qenë rast i rëndë për mua. Sepse ka qenë rast i parë që kam intervenuar tek dikush që ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit”, shtoi ai për Klankosova.tv

Ndryshe, nga Qendra Emergjente folën lidhur me gjendjen e gruas së plagosur.

Drejtori Naser Syla ka thënë se gjendja e viktimës për momentin është stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe intervenimet. Ende është në observim në Qendren Emergjente. Ta shohim më vonë për transfer”, ka deklaruar Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera