Lajme

Flet nëna e terroristit të Barcelonës, shokon me fjalët e saj për të!

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 22 August 2017

22 vjeçari Younes Abouyaaqoub , terroristi që shkaktoi vdekjen e 15 personave në Barcelonë pasi përplasi me furgonin e tij një grup njerëzish, përshkruhet nga nëna e tij për Corriere della Sera si një djalë i mirë i cili i jepte nga 300 euro çdo muaj.

“Për mua është ende një fëmijë, nuk kam vënë re asgjë ndryshe në sjelljen e tij. E do motrën e tij më të vogël dhe më telefonon gjithnjë kur largohet”, tha ajo.

Kështu e përshkruan djalin e saj, Ghanima, në një intervistë për italianen Corriere della Sera.

-Advertisement-

22 vjeçari i cili u ekzekutua një ditë më parë nga policia spanjolle, sipas nënës së tij ishte një djalë i mirë që çdo muaj i jepte gjysmën e rrogës së tij, 300 euro.

Vrasësi i Barcelonës mbetet një person me karakter jo të keq për nënën e tij 46 vjeçare që ka dhe tre fëmijë të tjerë, por që gjithsesi nuk tregon asnjëherë për atë që bën kur del me shoqërinë.

Sipas saj, Junes nuk qëndronte shumë para kompjuterit.

Ganima shprehet se ajo dhe i ati e kanë dënuar për gjërat e tmerrshme që ka bërë, por nuk është penduar që e ka besuar gjithnjë .

Ndërsa kolegët e kujtojnë si një person që dy muajt e parë ai u integrua mirë në vendin e punës, dhe dëshironte të rimëkëmbej pasi nuk donte më të konsumonte alkool dhe marijuanë.

Në fillim të muajit mars ai i kishte thënë eprorit të tij se çdo ditë në orën 12 duhej të largohej për të shkuar në xhami.

Më pas çdo gjë u përkeqësua pasi ai ishte shumë i hutuar dhe nuk përfundonte asnjëherë asnjë punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera