Sport

Flet nëna e Anthony Joshuas: Nuk kam guxuar ta shikoj meçin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 30 April 2017

Boksieri britanik, Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda, ka lënë botën pa fjalë në meçin kundër ukrainasit, Wladimir Klitschko, me nokaut në ndeshjen spektakolare në “Wembley”, raporton Gazeta Express. Mirëpo, nëna e kampionit të botës, pas fitores së tij, ka thënë se “s’ka mundur ta shohë meçin” për shkak të emocioneve të mëdha.

Nëna e Anthony Joshuas, nuk ka mundur ta përcjellë meçin e djalit të tij kundër ukrainasit, Wladimir Klitschkos.

“Jam shumë e lumtur për të, por nuk kam mundur ta shikoj në disa momente të caktuara. Kur Anthony goditej, unë i mbyllja sytë”, ka thënë nëna e kampionit të botës.

-Advertisement-

Me 19 ndeshje, 19 fitore, që të gjitha me K.O – ky është kampioni i ri i botës, Anthony Joshua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera